INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ervin Salianji reagon për vrasjen që tronditi Shkodrën! Akuzon...[VIDEO]

Ervin Salianji reagon për vrasjen që tronditi Shkodrën! Akuzon...[VIDEO]

Publikuar më: 17:06 01-09-2018

Për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës ditën e sotme, ku humbi jetën 30-vjeçari Arjan Ferracaku, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Salianji e ka ngritur një seri akuzash ndaj Qeverisë duke e akuzuar mazhorancën si fajtoren kryesore për shtimin e ngjarjeve kriminale në vend.

Gjithashtu Ervin Salianji është shprehur se Rama dhe Xhafaj marrin çdo ditë mesazhe për krimet por këto mesazhe nuk përfundojnë në vendin e duhur.

“Krimi me qeverinë janë bërë 1. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është arsyeja e krimit të sotëm në Shkodër. Bandat në lidhje me Ramën kanë marrë peng qytetarët e Shkodrës, kanë marrë peng dajën dhe nipin.”- shprehet deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434