Prej disa kohësh në mediat online po flitet se reperi i njohur Mozzik dhe e dashura e tij Loredana do të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshimet rreth shtatzënisë u shtuan edhe më shumë teksa Loredana postoi një video në Instastory ku shfaqej e veshur me një fustan oversize dhe viheshin re dukshëm kilogramët e shtuar.
Mirëpo ndërkohë që në media u përfol gjerësisht se Mozzik dhe Loredana po bëhen prindër për herë të parë, asnjëri prej tyre nuk reagoi për t’i konfirmuar apo hedhur poshtë këto zëra.
Së fundmi burime për “RTV21” ka konfirmuar se e dashura e Mozzik, Loredana është në pritje të ëmbël dhe për më tepër ka treguar se ajo tashmë është në muajin e katërt të shtatzënisë.
Loredana gjithmonë ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, por prej disa muajsh nuk ka postuar në profilin e saj në Instagram asnjë foto ku të shfaqet i gjithë trupi.
Ndërsa nga ana tjetër Mozzik, vetëm pak kohë më parë lajmëroi nëpërmjet një postimi në Instagram se do t’i ndalojë koncertet deri në fillim të vitit 2019. Menjëherë pas këtij lajmërimi filluan edhe zërat e shtatzënisë.
Prej disa kohësh Mozzik është zhvendosur të jetojë në Zvicër për të qenë sa më pranë Loredanës dhe me sa duket janë duke shijuar pritjen e ëmbël.