INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është aty vetëm për famë? Alvisa akuzon Adën për lidhje jashtë Përputhen: E ke mendjen te…

Është aty vetëm për famë? Alvisa akuzon Adën për lidhje jashtë Përputhen: E ke mendjen te…

Publikuar më: 19:35 28-09-2021

Ditën e sotme është transmetuar në “Për’puthen” takimi mes Alvisës dhe Brunos. Mirëpo, ky takim ka shkaktuar shumë debate mes këtyre dy konkurrentëve dhe Mikelës dhe Adës. Kjo pasi këto dy të fundit kanë realizuar përkatësisht nga një takim me Brunon dhe duket se nuk e kanë pritur mirë daljen e tij me Alvisën.

Ndonëse dy vajzat kanë shprehur rezervat e tyre për Brunon, Alvisa është në përfshirë debat, duke mos i kursyer as akuzat. Kështu, ajo i është drejtuar Adës duke thënë se po qëndron kot në program dhe se mendjen e ka jashtë, duke nënkuptuar një lidhje të konkurrentes jashtë programit.

Në fakt, prej ditësh në media Ada përflitet për një lidhje, duke u akuzuar se në emision po merr pjesë për famë. Nuk e dimë nëse Alvisa ka marrë shkasë nga këto zëra apo di diçka më shumë, por i ka shtuar sot dyshimet. Ada preferoi mos t’i kundërpërgjigjet, njësoj siç ka bërë edhe me lajmet. Kujtojmë se më herët, ajo ka treguar se ka qenë në një lidhje për 8 vite por që tani ka marrë fund.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385