Kandidati për Presdient, Donald Trump ka krijuar shumë antipati tek pjesa më e madhe e ndjekësve për deklarata e tij tepër guxuese. Por pavarësisht kësaj, ka disa cilësi që e bëjnë atë si një nga presidentët e mundshëm i cili gëzon shëndetin më të plotë. Këtë e ka pohuar mjeku i tij, Harold Bornstein, i cili kujdeset rregullisht për shëndetin e Trump prej 25 vitesh. Duke u bazuar në ekzaminimin e fundit, mjeku shtoi se Trump nuk pi cigare as alkool, bën një jetë të shëndetshme si çdo njeri që stërvitet rregullisht dhe pema e tij familjare ka gëzuar shëndet të plotë dhe ka gene të shkëlqyera. Por të njëjtin mendim me të nuk e ndan doktori i Oksfordit Kevin Dutton. Ky i fundit thotë se Trump ka të gjitha shenjat e një çrregullimi mendor, madje më shumë sesa adolf Hitler.