Një foto e Adrola Dushit me Capital T bëri bujë sot në rrjetet sociale, pasi dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Shoqëruar me një emoji zemre nga Capital T, ky postim u pëlqye nga mbi 100 mijë vetë për të mos folur për mijëra komentet që kanë shpërthyer në profilin e reperit. Kjo foto erdhi menjëherë pas fjalëve se modelja po shijon një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.
E pyetur për këtë, Adrola Dushi tha ekskluzivisht për “iconstyle.al”, se nuk është i vërtetë lajmi i romancës me djalin nga Kosova. Modelja bukuroshe mohoi lidhjen me Gashin, për të cilën mediat shkruanin se është konsoliduar dhe se dyshja po shkon drejt martesës.