INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është ende e lidhur? Nevina Shtylla vendosi të flasë njëherë e mirë për jetën private: Jam penduar që…[FOTO]

Është ende e lidhur? Nevina Shtylla vendosi të flasë njëherë e mirë për jetën private: Jam penduar që…[FOTO]

Publikuar më: 14:26 08-09-2020

Nevina Shtylla është një ndër moderatoret më simpatike e cila përveç anës profesionale, është komentuar edhe për jetën e saj private. Ndoshta ky kuriozitet ka qenë i madh sepse ajo është treguar disi e rezervuar, mirëpo tashmë e paska ndarë mendjen që s’do japë asnjë informacion lidhur me këtë temë. Megjithatë ajo nuk mohoi edhe mundësinë që të jetë në një lidhje aktualisht, por ndjen se është abuzuar me jetën e saj private. Kështu është shprehur ajo sot në emisionin “Wake Up”, teksa është pyetur nga Ori Nebiaj për marrëdhënien e saj me juristin. Nevina u shpreh se është tërhequr nga informacionet që ka dhënë publikisht për jetën e saj private, pasi është penduar. Për këtë arsye, që tani e tutje ajo preferon të mos tregojë më asgjë.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë. Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë.”- u shpreh Nevina.

Article Logic
Execution time: 0.0039808750152588