Ata janë kapur shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo gjë ka bërë që mediat të aludojnë se janë në një lidhje dashurore.
Ndonëse ata e mohuan, thashethemet nuk mbaruan dhe u përfol se Albi me Albën janë në prag të fejesës. Dyshimet i ngriti më shumë një postim i balerinës, e cila ndodhej në një argjendari duke blerë një unazë.
Fansat e bombarduan balerinën dhe i bënë pyetje të vazhdueshme se nëse po fejohej apo jo me Albin.
Alba ka bërë të njejtën gjë së fundmi pasi ka postuar një foto ku shihet me disa unaza në duar, ndërsa pyet fansat se kë i sugjerojnë për martesë.
“Me duhet nje unaze martese. Ke me sugjeroni”, shkruan Alba sigurisht që nuk e ka fjalën për martesën me Albin, por fansat se lënë rehat me komentet.