Ditën e djeshme Noizy lajmëroi përmes një fotoje në Instagram se këngëtarja Dafina Zeqiri ishte bërë pjesë e labelit OTR. Ndërkohë që postimi dukej mjaft serioz nga ana e tij, duket se e gjitha paska qënë një gënjeshtër në formë shakaje nga ana e reperit.
Këtë e vertetoi vetë këngëtarja me komentin e saj poshtë fotos drejtuar Noizyt duke shkruar: “Je një gënjeshtar i keq”. Ndoshta dëshira e Noizyt për ta pasur Dafinën në labelin e tij është e madhe, por këngëtarja nuk ka pranuar akoma të jetë një OTR, mirëpo unazën me simbolin e grupit e vuri dhe këtë se mohon dot pasi ne kemi provën.