Nëse ju kujtohet para disa kohësh Noizy u përfol se është në një lidhje me bukuroshen Naomi Lareine. Gjatë një periudhe ata postonin shpesh foto bashkë dhe kapeshin “mat” nga fansat, të cilët ishin në rolin e paparazzëve. Nuk e pranuan asnjëherë nëse ishin në një lidhje pasi vetë Naomi e quante Noizyn “big bro”, por në sytë e fansave ata ishin çiftet dhe afrimiteti në fotot ne rrjetet sociale i hidhte më shumë benzinë zjarrit.
Ajo është gjithashtu pjesë e grupit OTR, mirëpo për një kohë të gjatë u shkëput nga vëmendja e mediave dhe ndoshta kështu zgjodhi Noizy. Mirëpo reperi ka treguar mbështetjen për Naomi Lareine e cila ka publikuar këngën e re dhe Noizy e ka postuar atë në instastory ku fton ndjekësit e tij ta dëgjojnë.