Brenda një kohe shumë të shkurtër, pasi u mor vesh se Morena Taraku ishte në lidhje me miliarderin Sasha Sobhani, ndodhi edhe ndarja e papritur mes çiftit... të paktën kështu na kanë bërtë të mendojmë postimet që dyshja Morena-Sasha, kanë bërë nëpër rrjetet e tyre sociale.
Lajmi i ndarjes fillimisht u mësua nga Sasha Sobhani i cili në një postim shkruante "Ik pirdhu" e në një tjetër shkruante se është beqar dhe i lumtur.
Por nuk ka vonuar shumë dhe pas këtyre postimeve edhe Morena është hedhur në sulm. Mbrëmjen e sotme këngëtarja e hitit "Femnat" publikoi një video ku filmon dy meshkuj duke u puthur dhe shkruan: "Kur mëson se i dashuri jot është gej".