Rrugëtimi i saj si personazh i famshëm nisi si një protagoniste në një projekt të realizuar online për të përfunduar në moderatore në "E diell". Megi Pojani njihet gjerësisht si një fenomen ku mes natyrës provokuese dhe pa asnjë lloj kompleksi ka arritur që emri i saj të dëgjohet në masë. Ajo njihet për natyrën e drejtpërdrejtë, ndërkohë që së fundmi me anë të një dhurate që mori, zbuloi se kush është reperi i preferuar i saj.
Bëhet fjalë për Noizyn, i cili njëherësh është emër shumë i suksesshëm i skenës muzikore shqiptare. Moderatorja publikoi në llogarinë e saj në Instagram, një video, në të cilën tregon dhuratën që ka pranuar nga Noizy.
“Se kam thënë kurrë me zë të lartë, jam OTR, le ta dëgjojë bota, ka shkruar bashkëngjitur postimit Megi Pojani.