Ditën e djeshme newsbomb.al dha lajmin e emërimit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor të Silvana Lamajt.
Lamaj zëvendësoi në këtë detyrë Adrian Shehun. Por drejtoresha e re nuk ështtë një emër i panjohur, shkruan newsbomb.al.
Lamaj ka punuar si shefe finance në kohën kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. Nga ana tjetër, ajo është angazhuar në fushatën e Halim Kosovës, i cili asokohe kandidonte përballë Erion Veliajt.
Por më shumë se sa katapultimi i saj nga qeverisja e djathtë në qeverisjen e drejtuar nga Edi Rama vlen për t’u përmendur një vendim i datës 10 nëntor 2014 ku Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka gjobitur Silvana Lamajn për mosdeklarim të pasurisë.
Për më tepër lexoni në linkun https://www.newsbomb.al/skandal-eshte-gjobitur-per-mosdeklarim-te-pasurise-por-emerohet-ne-krye-te-hetimit-tatimor-kush-eshte-silvana-lamaj-kalimi-nga-basha-te-rama-163571