Mediat greke kanë lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për gazetën Demokratianews, faqja e parë e së cilës është hapur me artikull kryesor kartelën shëndetësore të kryeministrit Rama.
“Edi Rama i çmendur me kartelë”, është titulli kryesor i kësaj gazete ku theksohen problemet psiqike të Kryeminstrit.
Kjo kartelë tregon se Rama është me probleme psiqike dhe se ka një natyrë të dhunshme.
Duke iu referuar gazetave tona, media greke shkruan ndër tjera faktin se Rama është agresiv me familjen e tij dhe se ka goditur edhe bashkëshorten. Artikulli është publikuar vetëm dy ditë më parë dhe në portalin online të gazetës.