INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është i lidhur? Nëse bëhet sërish baba, NOIZY tregon se çfarë do t’i mësojë fillimisht fëmijës së tij! [VIDEO]

Është i lidhur? Nëse bëhet sërish baba, NOIZY tregon se çfarë do t’i mësojë fillimisht fëmijës së tij! [VIDEO]

Publikuar më: 09:30 02-06-2020

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka folur së fundmi gjatë emisionit “Në kurthin e Piter Pan” për jetën e tij private, ku ka zbuluar detaje të pathëna më parë. Noizy ka treguar në studio se ka dëshirë që në të ardhmen të bëhet me një tjetër fëmijë. Reperi ka shprehur dëshirën se do t’i mësojë fëmijës boksin, ushqimin dhe muzikën. “Mendoj që edhe prindërit duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë. Nëse do ma japë Zoti të kem fëmijën tim të dytë, një çun apo një gocë, gjëja e parë që do i jap është boksi, ose çfarë do lloj boksi, është ushqimi dhe muzika. S’mund të jetë fëmija im shkencëtar nëse prindërit e vet nuk i ka diçka të tillë”, tha Noizy.

Shpesh herë ai është aluduar për ndonjë lidhje, por a është në një lidhje?

“Jo nuk kam akoma, do e gjej një. Tani se tani i plotësova të gjitha gjërat që dua unë. Tani do gatuajmë dhe do gjej nuse.”, u përgjigj Noizy në emision.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333