Prej disa javësh Stresi ndodhet në burg pasi u arrëstua me 17 tetor në një hotel pas akuzave se ishte i përfshirë në një grup kriminal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Megjithatë, dyshimet se ai ishte liruar filluan kur u shfaqën disa postime në profilin e tij në Instagram, por u sqarua se ato publikime i bënte miku dhe menaxheri i tij, Anestezioni.
Mirëpo së fundmi, menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, ka publikuar një video ku shihet me Stresin në një klub nate dhe diçitura e tij i ka hutuar të gjithë.
“Stresi është i lirë”, ka shkruar Demika në përshkrimin e kësaj videoje, ndërkohë që shumë njerëz po mendojnë se reperi është liruar.