Atdhe Xharavina vazhdon të mbes nga konkurrentët më të përfolur nga sezoni i kaluar i “Për’puthen”. Modeli nga Gjakova prej kohësh u përfol për një lidhje me Bora Zemanin, gjë që u demantua nga të dyja palët. Emri i tij u rikthye sërish në fokus pas situatës Donald-Bora-Beatrix.
Ditë më parë ai tha se Bora dhe Donaldi duheshin dhe do të rikthehen bashkë sërish, por një status i hedhur më pas bëri sërish zhurmë.
“Ti je si bora, e bukur, por e ftohtë”, shkruajti Atdheu dhe të gjithë e morën se e ka me prezantuesen.
Në një bisedë së fundmi me ndjekësit ish-konkurrenti tha se nuk ka të bëjë asgjë me Borën dhe këto thashetheme po i prishin marrëdhënien me një vajzë tjetër
“Varet se si i marrin njerëzit edhe portalet story-t e mia, unë tek intervista e fundit u tregova i sinqertë që më kanë prishur punë me një gocë dhe prap kur hedh story unë e lidhin me një person tjetër që s’ka lidhje fare.” ,- shkroi ai.