INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Është lojë’/ Babai i Einxhel ndryshon mendim për lidhjen e saj me Dj Dagz? Ja çfarë thotë tani

‘Është lojë’/ Babai i Einxhel ndryshon mendim për lidhjen e saj me Dj Dagz? Ja çfarë thotë tani

Publikuar më: 12:37 04-05-2022

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet që po shijojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother Vip. Çifti shfaqen kudo bashkë dhe flitet se tashmë edhe bashkëjetojnë.

Einxhel është parë shpesh edhe nën shoqërinë e motrës së Dagz, dhe duket se vajzat ruajnë relata mjaft të mira.

Megjithatë Dj i njohur ka deklaruar se partnerja e tij ende nuk është prezantuar me prindërit e tij.

Por si është raporti i Dagz me familjen e Einxhel?

Javën e fundit të spektaklit në media bëri bujë një deklaratë e babait të Einxhel, Muzafer Shkira i cili tha se lidhja e tyre është në kuadër të lojës.

Por duket se pas përfundimit të formatit ai mendon ndryshe.

Në foton ku Einxhel ka pozuar krah Dagz, vëmendjen e ka rrëmbyer pikërisht komenti i babait të saj. “Yje”, shkruan ai.

auto_ECFF374B-1BB9-4CB5-AC8B-CD4A8FDBF5C51651655740.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031929016113281