INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është më e ndjekura në Instagram por Selena Gomez i çudit të gjithë: Nuk kam miq!

Është më e ndjekura në Instagram por Selena Gomez i çudit të gjithë: Nuk kam miq!

Publikuar më: 18:07 12-09-2017

Thonë që shoku i mirë me shokë shumë, por për Selena Gomes mesa duket jo.

Pjesa e shoqërisë është një çështje shumë delikate, saqë disa preferojnë të kenë shumë miq ndërsa të tjerë thonë që mos i beso askujt tjetër përveç vetes. Kur e shohim para ekranit apo në rrjetet sociale, duket si femra më e lumtur në botë, por jeta e saj personale nuk është ashtu sikurse do ta imagjinonin pjesa më e madhe e njerëzve.

Selena është personazhi më me shumë ndjekës në Instagram por në jetën reale nuk paska shumë miq. Këngëtarja ka habitur miliona njerëz kur gjatë një interviste ka thënë se ka vetëm 3 miq që mund t’i tregojë për çdo gjë. ‘Unë njoh shumë njerëz. Puna dhe angazhimet ma kanë bërë të mundur këtë gjë, por nuk kam miq të ngushtë. Kam vetëm 3 persona që mund t’i tregoj çdo sekret apo ngjarje personale,’ – ka thënë Selena Gomez.

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615