Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Niku tregoi historinë e dhimshme të jetës së tij. Kohë më parë ai ka bërë një aksident të rëndë dhe si pasojë ka humbur njërën këmbë, në vend të së cilës sot ka një protezë.
Historia e tij i preku të gjithë në studio, madje një ndër konkurrentët vendosi të bëjë për të një gjest të madh. Hyseni i dhuroi një makinë për t’i lehtësuar transportin.
“Me aq sa kam mundësitë e mia personale dua ta ndihmoj. Shpesh kur mbaron emisioni e marr dhe e shoqëroj për shtëpi se Niku nuk ka makinë dhe kisha dëshirë shumë të madhe që Nikut nga dita e sotme t’i bëj dhuratë një nga makinat e mia që ta këtë për produksionin dhe për punët e tij personale. Zoti e ka parë që Niku është një njeri kaq zemërmirë, kaq zemërbardhë dhe mendoj është arsyeja kryesore pse ai ka shpëtuar në atë aksident”, tha ai.