Është muaji i dashurisë!
Ne jemi gjithmonë kuriozë të dimë për të ardhmen tonë. Ndonëse e ndërtojmë atë çdo ditë vetë, me veprimet e mosveprimet tona, një rol mjaft të rëndësishëm, për ata që besojnë sigurisht, ka edhe renditja e yjeve. Dëshironi të dini se si do të jetë ky muaj për ju? Astrologia e njohur Meri, e ftuar tek “Rudina”, na ka treguar shenjat më të favorizuara dhe ato më pak të favorizuara në dashuri, ekonomi e karrierë. Më poshtë po ju japim renditjen e tyre duke filluar nga shenjat më me pak fat.
Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:
12- Luanët do të zbulojnë anët e errëta të tyre, pasi ata pëlqejnë dritën. Puna e përditshme e tyre do të ecë mirë.
11- Binjakët do të kenë zhgënjime dhe skandale. Kujdes me eprorët dhe jetën personale.
10- Dashi duhet të ketë kujdes nga shkëlqimi dhe afrimitetet e tepërta, jo çdo gjë e bukur mund të jetë e vërtetë.
9- Demi, do të fitojë forca dhe do të ketë njohje të reja. Data 15 do të jetë ditë me fat për ta.
8- Peshorja, në datën 15 hëna do t’i japë rrugë të re dhe famë. Kofidencat e peshoreve do të fillojnë të prishen pak nga mesi i muajit.
7- Virgjëresha do të kenë periudhë të vrullshme bashkëpunimi. Marrëdhëniet do t’i lodhin pak. Duhet të kenë kujdes në datat 17 dhe 25.
6- Shigjetari, me eklipsin në shenjën e diellit ndriçojnë, por mund të ketë momente kur gabojnë. Në familje do kenë më shumë gjëra për të bërë. Në shtëpinë e tyre do të futen edhe paratë.
5- Bricjapi, do të ketë pak probleme me shëndetin dhe punën. Do vijnë momente të mira ekonomike dhe do të kenë marrëveshje pune gjatë kësaj periudhe.
4– Gaforrja, do të jenë të lumtur pas datës 11 Shkurt. Do kenë bashkëpunime. Hëna e re i jep fat në punë gaforreve.
3– Akrepi, do të krijojnë talente dhe do të kenë romanca fantastike.
2- Peshqit, do të futet Afërdita në shenjën e tyre përfundimisht. Inatet e tyre do të zbuten dhe do jenë të adhurueshëm. Data 15 do jetë shumë e rëndësishme për ta.
1- Ujori, janë tipa të veçantë. Afërdita është në shenjën e tyre dhe Dielli gjithashtu. Pas mesit të muajit do të shpërblehen edhe ekonomikisht për punën që kanë kryer.