INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është munduar ta mbajë larg syrit të publikut, nuk ia doli! Zbulohen fotot nga dasma e fshehtë e Alketa Vejsiut [FOTO]

Është munduar ta mbajë larg syrit të publikut, nuk ia doli! Zbulohen fotot nga dasma e fshehtë e Alketa Vejsiut [FOTO]

Publikuar më: 11:52 25-03-2017

Ka insistuar deri në momentin e fundit për të ruajtur sekretin e saj. Një përpjekje që e kishte nisur që nga ditët e para kur gjithçka qarkullonte nëpër Tiranë si një thashethem urban. Në ditët kur shkonte fshehurazi tek “Geraldina Sposa” për të zgjedhur fustanin e bardhë. E deri në natën kur do të vinte kurorën. Atëherë kur masat e larta të fshehtësisë, përfshinin edhe punësimin e tetë badigardëve të firmës që siguron mbretin Leka Zogu, që asnjë mik i paftuar të mos hynte në “Vilën Toskana”, ku dhe u organizua kjo ceremoni. Por detajet e dasmës kanë dalë megjithatë jashtë asaj vile. Që në ditët e para kur nëpër Tiranë nisi të qarkullonte thashethemi për një shtatëzani dhe një martesë të shpejtë të Alketa Vejsiut, gazetarët (dhe jo vetëm ata) kanë bërë të pamundurën për të marrë vesh të vërtetën.

Nga ana tjetër, po aq të pamundurën ka bërë dhe Alketa që asgjë të mos merrej vesh. Por fjalët e thëna lart e poshtë nëpër lokalet e Tiranës, u botuan sa hap e mbyll sytë nëpër faqe të ndryshme gazetash. Sekreti i saj u zbulua për sytë dhe veshët e të gjithëve. Por kjo s’do të thoshte aspak se ajo do të dorëzohej. Vazhdoi deri në fund të prononcohej për mediat. Dhe në të vetmen intervistë që dha për revistën “Klan” qëllimi i saj ishte shumë i qartë: përgënjeshtrimi, sipas mënyrës së saj, duke luajtur bukur me fjalët. Arsyeja? Sepse donte të largonte sërish vëmendjen.Pak ditë më pas, një deklaratë për shtyp e shpërndarë nëpër të gjitha mediat- ato të shkruarat dhe ato elektronike- do të njoftonin për një konferencë, ku protagoniste do të ishte pikërisht Alketa Vejsiu. Sigurisht jo për të rrëfyer para të gjithë gazetarëve mbi dasmën e saj. Qëllimi ishte promovimi i videoklipit të saj të ri, me Miriam Canin. Çuditërisht Alketa kishte guxuar të shfaqej publikisht, para të gjitha kamerave, vetëm tre ditë para ceremonisë së dasmës së saj.

Sigurisht që përpjekjet e saj kanë qenë në maksimum për të mos rënë në sy- është shfaqur me të njëjtën veshje që ka mbajtur në gjithë këto kohë, me nje xhemeli që i rrinte krejt lirshëm në trup; ka hyrë në sallën e konferencës në minutat e fundit duke u ulur nxitimthi në tryezë e duke u larguar prej saj po aq nxitimthi; dhe kur gazetarët i kanë kërkuar ndonjë foto ajo ka pozuar gjithmonë me duart e kryqëzuara mbi bark. Por më kot. Gazetarët kanë nisur të përshpërisin nën zë tashmë të bindur se gjithçka flitej ishte shumë e vërtetë, bën me dije G.SH. Megjithatë këtë herë janë treguar shumë të rezervuar dhe të kujdesshëm me Alketën. Duke u mjaftuar vetëm me videoklipin. Nuk e kanë ngacmuar, sepse tre ditë më pas do të kishin rastin ta ndiqnin në lokalin, që ajo kishte prenotuar për ceremoninë e martesës së saj. Kështu të paktën shpresonin gazetarët. Por Alketa nuk ua dha kurrë këtë shans.

Këmbëngulja e saj për të mos u marr vesh asgjë, ka vazhduar deri në fund. Nuk ka hequr dorë edhe pse i është dashur të përballet me incidente të vogla ndërmjet saj dhe gazetarëve që e kanë ndjekur në gjithë lëvizjet e saj të ditëve parapërgatitore. Zënkat e vazhdueshme me gazetarët ia kanë bërë të qartë Alketës se paparacët nuk kanë për të hequr dorë nga aksioni i tyre. Por as ajo nuk ka hequr dorë. Duke e kuptuar mirë se mësymja mediatike mund të vinte nga të gjitha anët, ajo ka vendosur të marrë masa të larta sigurie. Si? Ndoshta nuk do ta besoni, por kjo që po ju themi është shumë e vërtetë.

Në portën kryesore të Vilës Toskana në afërsi të Pezës, askush nuk mund të guxonte të afrohej nëse nuk ka pasur në xhep ftesën e Alketës. Tetë prej badigardëve më të përzgjedhur të firmës private “Alsig”, të cilët prej më shumë se dy vitesh kujdesen për sigurimin e mbretit Leka Zogu, janë vënë në mbrëmjen e 22 shtatorit në shërbim të Alketa Vejsiut. Në pikat kyçe të vilës ka qënë gjithnjë i pranishëm një sy i kujdesshëm për të zbuluar paparacin, por edhe për të evituar çdo blic që mund të vinte nga vetë të pranishmit. Vetë Alketa nuk ka hezitur që t’u kujtojë edhe të ftuarve të saj që kryenin fotografi me të që të mos i bënin ato publike. Në ceremoninë e AlketësAlketa Vejsiu është celebruar në natën e 22 shtatorit me Ardi Nelaj – djalin me të cilin ka vite që ka qenë e lidhur – në vilën Toskana. Ka qenë një ceremoni shumë intime me afro 90 persona – të ftuar në këtë natë speciale për Vejsiun ka qenë vetëm të afërmit dhe miqtë e saj më të ngushtë. Vera Grabocka me bashkëshortin e saj Timo Flloko sigurisht që nuk mund të mungonte në një natë të tillë. Por Vejsiu ka pasur si miq të zgjedhur dhe Valbona Selimllarin, Adi Hilën, Pandi dhe Bledi Laçon, apo dhe ish ministrat Igli Toska dhe Blendi Klosi.

Ata që kanë qenë në këtë ceremoni e thonë me bindje se gjithçka ka qenë si në përrallë: ambientet e zbukuruara për mrekulli nga salloni tashmë shumë e njohur “Geraldina Sposa”; tryezat e shtruara me një meny të zgjedhur me shumë kujdes; fishekzjarret e ndezura në mesnatë… Megjithatë, gjithçka e privuar nga publikimi. Alketa ka dashur të censurojë çdo pamje të bashkëshortit të saj ndërkohë që nuk ka pranuar as të pozojë e vetme me fustan të bardhë. Më pas çifti është larguar jashtë vendit, thuhet në Turqi, dhe pritet të rikthehet në fundjavë sërish në Tiranë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098