Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni u gjend përballë Shqipe Hysenajt në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”.
Shqipja nuk i ka ndalur akuzat për Tean, duke theksuar se: “nuk do t’i harroj kurrë çfarë më ke bërë”.
Të ftuar në studio janë edhe ish-konkurrentët e tjera, Andi Shehu dhe Ana Kauri. Kjo është dalja e parë bashkë në një emision për Tean dhe Andit pas skandalit.
Andi e mbrojti Tean para të gjithëve, duke u shprehur se është e vërtetë por naiviteti e mban që t’i shprehë avash-avash të vërtetat e saj.
“E shikoj naive se sheh anën pozitive të gjërave, prandaj del ajo gënjeshtra që do ta mbulojë, pasi kërkon t’i shtyjë gjërat
Është e vërtetë, sepse i ka nxjerrë të vërtetat të gjitha, por naiviteti e ka penguar”, tha Andi për Tean.
Në fund të debatit, Teas iu kërkua nga Edi Manushi që t’i vlerësonte me nga një notë të gjithë të pranishmit në studio.
Gjejeni për kë e ruajti ish-konkurrentja notën më të lartë? Ajo tha “10” për Andin.