Ronela Hajati është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Ajo numëron shumë vite në skenë dhe i ka dhuruar publikut tonë shumë hite, por gjithashtu ka qenë shpesh herë e komentuar për jetën e saj sentimentale. Ronela është përfolur shpesh për lidhjen me këngëtarin Young Zerka, por në çdo deklaratë të tyre ata i kanë bërë “lëmsh” fansat.
Së fundmi Ronela ishte e ftuar në emisionin "NIN" dhe kur është pyetur nëse është në lidhje, ajo e ka refuzuar një gjë të tillë duke thënë se është single, ndërsa për dashurinë, ka thënë se e konsideron më shumë si luks në jetë se sa një nevojë.
Dhe në këtë mendim të Ronelës, ka shumë të vërteta!
“Dashuria për mendimin tim është luks. Një njeri që ta bën ditën më të bukur. Nëse dashuria është nevojë, që të t’i mbushë boshllëqet, ti ke komplekse me veten”, ka deklaruar këngëtarja.