Andi Artani dhe Jasmin Kadriu janë dy prej personazheve më të përfolur të Përputhen. Andi dhe Jasmina i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë pasi sipas Jasminës, Andi po dilte me këngëtaren Diona Fona me të cilën ka realizuar një bashkëpunim.
Pas ndarjes ka patur shumë provokime nga ana e Jasminë nëpërmjet thënieve që publikonte në rrjetet sociale.
Së fundi Andi iu është përgjigjur thumbimeve të saj duke shkruar: “Do të humbasësh mendjen tënde duke u përpjekur të kuptosh timen.”