INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është ndarë nga partneri, por Adrola Dushi bën dedikimin prekës: ''I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë dhe ai…!'' [FOTO]

Është ndarë nga partneri, por Adrola Dushi bën dedikimin prekës: ''I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë dhe ai…!'' [FOTO]

Publikuar më: 09:35 05-02-2019

Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA. Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur Miss Universe dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.

Modelja shqiptare pranoi disa muaj më parë lajmin se është divorcuar nga bashkëshorti i saj Adis Patushi. Ajo është shprehur se ndarja ishte tërësisht paqësore dhe janë gjithmonë bashkë, kur bëhet fjalë për vogëlushin e tyre, Troi.

Ndodh shpesh, por ky dedikim i fundit i Adrolës për dashurinë e jetës së saj, Troin, ishte me të vërtetë i bukur. 

“I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë! Kështu që ai më dërgoi një djalë”, shprehet modelja duke na treguar se dashuria e një nëne për të birin është një ndjenjë që s’ka fund. 

 

adrola.png

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488