INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është ndarë përfundimisht nga Patrisi?! Ky veprim i fundit i Tunës “flet” shumë! [FOTO]

Është ndarë përfundimisht nga Patrisi?! Ky veprim i fundit i Tunës “flet” shumë! [FOTO]

Publikuar më: 14:33 21-12-2020

Tuna dhe Patrisi janë komentuar shumë këto ditët e fundit pasi u tha se dyshja i kishin dhënë fund martesës së tyre. Vetë këngëtarja hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami dhe mban vetëm mbiemrin e saj. Gjithashtu, Tuna ka hequr edhe Patrisin nga lista e personave që ndjek Tian në Instagram dhe pas këtyre veprimeve, fansat janë të bindur që ata i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Si për të konfirmuar këto zëra, asokohe Patrisi publikoi një video me djalin e tij dhe bashkëngjitur saj i vendosi mbiemrin Berisha, si një përgjigje për Tunën.

Siç duket zërat për ndarjen e tyre janë të vërtetë, pasi këngëtarja ka vendosur edhe të largohet nga vendi dhe ndodhet në SHBA. Ajo ka postuar disa foto nga Miami ku duket shumë e lumtur teksa shijon detin e kohën me diell.

feqt.jpg

 

Në videot në fjalë ku shfaqet duke u argëtuar, nuk e kemi parë vogëlushin Tian, mirëpo është e sigurtë që nuk ka fluturuar për në SHBA me Patrisin, pasi ky i fundit, mbrëmjen e kaluar postoi një foto nga emisioni i të vëllait, Robert Berishës.

bannane.png

 

Pra, të gjitha gjasat janë që Tuna dhe Patrisi janë ndarë.

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232