INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është në arrati, por u martua, merret vendimi për Fjolla Morinën! Ja sa është dënuar nga gjykata pasi u kap me armë!

Është në arrati, por u martua, merret vendimi për Fjolla Morinën! Ja sa është dënuar nga gjykata pasi u kap me armë!

Publikuar më: 11:34 25-03-2021

Ditën e sotme ka nisur seanca gjyqësore për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Fjolla është dënuar me 6 vite burg nga gjykata e Kukësit, ndërkohë avokatja e saj ka kundërshtuar vendimin, ndërsa ka bërë me dije se do ta ankimojë atë në Apelin e Shkodrës.

Ajo ka kërkuar që këngëtarja ta shlyejë dënimin me gjobë. Kujtojmë se Fjolla theu arrestin shtëpiak me datë 20 janar dhe u arratis nga policia. Megjithatë, përgjatë kësaj periudhe ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale.

Pak ditë më parë Fjolla u martua me Fisnik Sylën, pas një propozimi përrallor në Maldive.

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555