INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është në lidhje me Hasanin, por Rihanna nuk ka vendosur akoma asgjë! Fëmijë në të ardhmen, por me kë?

Është në lidhje me Hasanin, por Rihanna nuk ka vendosur akoma asgjë! Fëmijë në të ardhmen, por me kë?

Publikuar më: 13:12 17-07-2018

Tashmë Rihanna është 30 vjeçe dhe ndoshta ka filluar të mendojë se pas disa vitesh duhet të krijojë një familje.

“Rihanna po kalon në një fazë ku po mendon për të pasur një fëmijë dhe për t’u bërë nënë. Kur mbushi 30 vjeçe ajo filloi të mendonte më shumë për këtë gjë. Megjithatë Rihanna e di se tani nuk është koha e duhur për t’u bërë nënë. Ajo është totalisht e fokusuar në karrierën e saj dhe nuk është ende plotësisht gati për të krijuar familje”, – ka treguar një burim i afërt i Rihannas për ‘Hollywood Life’. Këngëtarja mendon që si fillim duhet të gjejë personin e duhur për të ndërtuar të gjithë jetën.

Ajo është në një marrëdhënie me Hassan Jameel, por nuk është e sigurt se ata të dy do të ecin përpara si të martuar dhe si prindër.

Rihanna dhe Hassan kanë rreth një vit që janë bashkë në një lidhje, megjithatë ata janë munduar që çdo gjë ta mbajnë sa më të fshehtë për publikun.

Screenshot_29-2-600x389.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041699409484863