INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është në lidhje?! Megi Pojani flet për partnerin ideal, operacionet plastike dhe të brendshmet që mori dhuratë!

Është në lidhje?! Megi Pojani flet për partnerin ideal, operacionet plastike dhe të brendshmet që mori dhuratë!

Publikuar më: 12:34 31-12-2020

Moderatorja dhe vajza shumë e komentuar e rrjeteve sociale, Megi Pojani ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Pak orë para ndërrimit të viteve, Megi u shpreh e lumtur për suksesin e këtij viti dhe premtoi që shumë shpejt do dëgjojmë lajme të mira për një projekt të ri televiziv.

E pyetur nga Bieta për anën personale, 24 vjeçarja refuzoi të përgjigjej nëse është apo jo në një lidhje, por nuk e kurseu tiparin që e kërkon më patjetër te partneri i ardhshëm.

“Të jetë mirëkuptues”, kjo ishte përgjigjja e Megit ndërsa si dhuratën më kuptimplotë të këtij viti veçoi të brendshmet e kuqe që e motra ia kishte dhuruar për Krishtlindje.

Ndërkohë që për operacionet plastike u shpreh që s’ka bërë asnjë, por e tregoi në një mënyrë gazmore, siç mund ta shihni këtu.

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646