INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Është në shqip’, Rita Ora tregon tatuazhin e saj të preferuar: Lexon ...

‘Është në shqip’, Rita Ora tregon tatuazhin e saj të preferuar: Lexon ...

Publikuar më: 17:25 16-03-2021

Rita Ora prej disa kohësh ndodhet në Australi ku po merr pjesë si juri në spektaklin “The Voice”. Në një intervistë ajo ka treguar se 30 vjetori e ka ndryshuar shumë në këtë periudhë.

Rita është shprehur gjithashtu se është penduar për tatuazhet e shumta që ka bërë në trup dhe po mendon t’i heqë ca në të ardhmen. Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se një prej tyre është i parapëlqyeri i saj, ai që lexon ‘zog’, pasi është në shqip.

“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste “zogu vogël”, ka treguar Rita.

Article Logic
Execution time: 0.0026819705963135