INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është një ndër grupet e preferuara, por këto 18 FAKTE me siguri nuk i dinit për Coldplay!

Është një ndër grupet e preferuara, por këto 18 FAKTE me siguri nuk i dinit për Coldplay!

Publikuar më: 16:18 16-07-2019

Coldplay mund të ketë mbi 20 vjet që është krijuar, por grupi sot është vërtet i pandalshëm në këtë moment dhe po përjeton periudhën e tij më të mirë.

Grupi i famshëm britanik ka qenë gjithmonë në krye të charteve muzikore për më shumë se një dekadë dhe koncertet e tij janë të tejmbushura. Ata shquhen për stilin e veccantë në të bërit muzikë, që i shoqërojnë gjithmonë me videoklipe shumë artistike ku të fusin në një botë krejt tjetër. Mund të themi që muzikën e tyre mund ta dëgjosh gjithmonë dhe asnjëherë nuk të mërzitet. Një busull orientimi kundrejt ndjenjave pozitive, por edhe motivuese.

Coldplay është krijuar në vitin 1996 dhe të gjithë antarët e bandës janë takuar në Universitet në Londër.

1. Ata fillimisht nuk janë quajtur Coldplay. Grupi u formua nga Chris Martin dhe kitaristi Jonny Buckland në 1996 me emrin ‘Pectoralz’. Kur bateristi Guy Berryman u bashkua me grupin, ata ndryshuan atë emër dhe e vendosen Starfish. Ata u quajtën Coldplay kur grupit ju bashkua back vocalisti Will Champion. Grupi vendosi përfundimisht emrin "Coldplay" nga një sugjerim nga Tim Crompton, një student që e kishte përdorur këtë emër për grupin e tij.

2. Bateristi Will Champion nuk kishte luajtur më parë në bateri. Ai e ka provuar të luajë në bateri kur u bë pjesë e grupit rock Coldplay.

colab_coldplay_by_aditzprasetya-d93i6d8.jpg

 

3. Ata kanë blerë një furrë buke në vitin 2006 dhe e kthyen në studio muzikore ku krijonin projektet e tyre muzikore.

4. Kënga e parë e Coldplay ishte për higjienën. Po, e lexuat mirë... Kënga e parë që Coldplay ka shkruar dhe interpretuar ka qenë në lidhje me higjienën. Kënga, e titulluar "Ode tor Deodorant", ishte menduar si një shaka, por më pas u kthye në hit.

5. Ata u bënë të njohur në mbarë botën me këngën "Yellow" në vitin 2000. Coldpaly e ka titulluar “Yellow” këtë këngë pasi në momentin që po mendonte për titullin e këngës kishte pranë një bllok ngjyrë të verdhë.

6. Chris Martin mund të këndojë mbrapsht dhe këtë e ka vërtetur tek klipi i këngës “The Scientist” që është komentuar shumë.

7. Barac Obama, Beyonce, e Jay-Z janë ndër fansat e tij më të mëdhenj. Kur Chris Martin dhe Barack Obama janë takuar, ky i fundit i ka thënë që në ipad-in tij kishte këngët e Coldplay.

8. Coldplay kanë qenë mbështetës aktiv në disa kauza sociale. Grupi ka performuar gjithashtu për disa projekte bamirësie.

9. Ekzistojnë 2 klipe për këngën “Viva La Vida”.

10. Këngën “Shiver”, Coldplay e kanë regjistuar vetëm me 1 dubël.

11. Klipi i këngës “Something Just Like This” me The Chainsmokers ka thyer rekord pasi në vetëm 24 orë ka rrëmbyer mbi 9 milion klikime në YouTube.

12. Ata nuk pranojnë që të bëjnë reklama, madje ata kanë refuzuar oferta edhe nga Coca-Cola.

13. Chris Martin është shprehur se e ka shkruar këngën “Speed of sound” në momentin që ka ardhur në jetë vajza e tij Apple dhe ka hedhur në këngë gjithë ndjenjat.

14. Ndërkohë që kënga “Fix you” u shkrua për gruan e Chris Martin pas vdekjes së babait të saj.

15. Ata nuk hanë mish ditën e hënë. Coldplay kanë qenë mbështetësit e parë të fushatës që të paktën 1 herë në javë të mos haet mish dhe është vendosur pikërisht dita e hënë. Vlen të theksojmë se Chris Martin është vegjetarian dhe një ndër aktivistët e të drejtave të kafshëve.

16. Pas realizimit të duetit me Rihanna, për këngën “Princess of China”, Coldplay u shpreh se nuk ka dashur më të bashkëpunojë me artistë të tjerë. Ai tha se vetëm Rihanna ishte në listën e tyre të bashkëpunimve. Ata e kanë fjalë për artistët që ftojnë vetë në bashkëpunim.

17. Grupi ka fituar shumë çmime muzikore gjatë karrierës së tyre, duke përfshirë 107 çmime në total nga 252 nominnime. Ai ka fituar 9 çmime nga 27 nominime në Brit Awards. Ka fituar 7 çmime nga 29 nominime në Grammy Awards. Viti 2009 ka qenë viti i tyre më i suksesshëm pasi kanë rrëmbyer 7 nominime në Grammy Awards dhe fituan plot 3. Lexuesit e ‘Rolling Stone’ votuan bandën në vend të katërt si grupi më i mirë i vitit 2000.

18. Coldplay ka shitur më shumë se 80 milion albume në gjithë botën, duke i bërë ata në një nga bandat muzikorë më të shitur në gjithë botën.

 

Nga Irini Meçe

Article Logic
Execution time: 0.0040490627288818