INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është paragjykuar? Megi Pojani “shpërthen” në emision: Unë jam vajzë e keqe, e pamoralshme…

Është paragjykuar? Megi Pojani “shpërthen” në emision: Unë jam vajzë e keqe, e pamoralshme…

Publikuar më: 13:30 05-10-2020

Në një kohë shumë të shkurtër, Megi Pojani është kthyer në një ndër vajzat më të ndjekura në shoëbizin shqiptar. Ajo ka fituar shumë popullaritet në rrjetet sociale dhe me postimet dhe deklaratat që bën i mban fansat “të gozhduar” në Instagramin e saj.

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” tema e ditës ishte “vajzat e mira nuk kanë fat” dhe teksa po diskutonin në lidhje me temën, Megi Pojani kërkoi fjalën dhe dha një mesazh për të gjitha vajzat. Ajo tha se është një nga personat që është paragjykuar më së shumti nga shoqëria, por në fakt argumentoi se në të vërtetë është krejt e kundërta.

“Unë jam një nga personat që paragjykohet më shumë dhe mendoj që rasti im është për t’u marr për studime. Unë jam një vajzë e keqe, e pamoralshme e tjerë e tjerë. Nëse unë jam ajo që quhet një vajzë e keqe që kam punuar gjithmonë vetë,, ia kam dalë gjithmonë me forcat e mia, nuk i kam rënë në qafë askujt dhe s’kam bërë kurrë kompromise për asgjë, atëherë le të jenë të gjitha vajzat e këqija si unë, sepse unë jam shumë e lumtur nëse do të kishte më shumë vajza si unë”, tha Megi.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883