Mozzik është një nga reperët më të njohur shqiptar, këngët e të cilit janë kthyer në hite dhe vet jeta e tij personale është shumë e komentuar në media. Së fundmi, reperi u është përgjigjur disa pyetjeve në Instastory që i kanë bërë ndjekësit. Njëri prej tyre e ka pyetur nëse është penduar për ndonjë veprim që ka bërë së fundmi. Mesa duket, kjo është lidhur edhe me faktin se Mozzik u nda nga Loredana. Mirëpo, reperi ka thënë se s’ka asnjë pendesë. “Asnjë gjë. Çdo gjë që ndodh nuk ëshë rastësi, kështu që gjithçka është për një arsye, s’ka vend për pishman”, shprehet reperi.