Teksa në emisionin “Goca dhe Gra” po flitej për emisionin e dashurisë, “Për’puthen”, Tea Trifoni zbuloi nëse ishte bërë pishman që është bërë pjesë e saj. “Nuk jam bërë pishman që jam bërë pjesë e programit dhe ato që kam bërë atje. Por për ato gjëra që di tani, do kisha bërë gjëra shumë ndryshe”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
Tea shtoi se nuk do të ishe aq e urtë, nuk do kishte rënë pre e presionit dhe do të ishte më transparente më të gjithë.
Ndërsa e pyetur me djemtë e rinj konkurrentë të këtij sezoni të dytë, Trifoni u shpreh se i pëlqenin dy në fillim, por që ndryshoi mendim më pas.
“Kam parë më tepër vajzat. Më pëlqyen dy djem në fillim, por hapën gojën dhe ndryshova mendim”, tha Tea pa përmendur emra.