Si ju duket?
Gjithmonë ka pasur kontestime dhe tashmë është marrë vendimi i rëndësishëm. E kemi parë shpesh që këngëtarët e njohur krijojnë pakënaqësira për mënyrën e votimit në festivalin ‘’Kënga Magjike’’, por edicioni i 21-të do të ketë ndryshime vërtet të rëndësishme në mënyrën e votimit.
Është vetë Ardit Gjebrea ai që e ka dhënë këtë lajm dhe është shprehur se në votime do të llogaritet vota e këngëtarëve, vota e jurisë dhe vota në internet.
Gjebrea mori si shembull Kanitën e cila në votimet online ka dalë e para.
“Nëse në votim për natën finale do të ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen këngamagjike.com, atëherë Kanita do të ishte në finale. Edicioni 21 do të vijë me ndryshim në votime, këngëtarët + vota e publikut në internet + vota e jurisë New artist”, shkruan Arditi.