Flori Mumajesi është rikthyer këtë vit në "Kënga Magjike" në edicionin e 20-të, me këngën "Plas". Projekti mban tërësisht vulën e Florit që nga muzika deri tek teksti i ndjerë. Por nëse ju kujtohet në “Kënga Magjike 2015”, Klajdi Haruni dhe Bruno, i dhanë 0 pikë Florit dhe këtë ua kishte kërkuar vetë ai.
Por edhe këtë vit do bëjnë të njejtën gjë? I pyetur nga “Blitz.al”, Bruno tha se së bashku me Artiolën, pikët do t’ua japin atyre që i meritojnë. I pyetur nëse Flori u ka dhënë urdhër këtë vit ta votojnë sërish me 0 pikë, Bruno tha “”të shohim”.
Nga ana tjetër vetë Flori, është pyetur gjtihashtu nëse u ka dhënë “urdhër” çunave të “Threedots” që sërish ta vlerësonin me 0 pikë.
Ai u shpreh “To see to do” ose ndryshe “Tu pa tu bo” duke na lënë të paqartë. Ndërkohë për pikët e plota kantautori tha se do t’ia japë këngës që i ngacmon shqisat e dëgjimit dhe ato të zemrës dhe të shpirtit.