Psikopatët janë të vështirë për t’u dalluar shumicën e kohës. Ata nuk janë karikatura e “Jack the Ripper” që shihni në filma apo lexoni në libra. Shpesh, psikopatët duken normalë, gjë që i bën ata të vështirë të identifikohen.
Në Manualin Diagnostikues dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore, ose DSM-5, dikush me një lloj personaliteti psikopatik përcaktohet se ka një ndjenjë frymore, madhështore të vetvetes dhe një aftësi për manipulimin e njerëzve të tjerë. Por diagnoza është shumë e thjeshtë.
Një gjë që psikopatët priren të kenë të përbashkët është karriera të cilën synojnë.
Për shembull, ju do të gjeni shumë prej tyre në pozita udhëheqëse për shkak të mungesës së mëshirës, karizmës dhe paturpësisë.
Ata janë shumë të mirë në marrjen e vendimeve të parakohshme, por jo aq të mirë në profesionet e cilësuar si emfatike, si infermieria apo kujdesi dhe terapia ndaj njerëzve në nevojë.
Kevin Dutton, psikolog dhe shkrimtar britanik është specializuar në studimin e psikopatisë. Në librin e tij “Urtësia e Psikopatëve: Çfarë mund të na mësojnë shenjtorët, spiunët dhe vrasës serialë për suksesin”, ai bëri një listë të llojeve të punëve që i tërheqin më shumë psikopatët.
Pra sipas listës së realizuar nga psikologu Kevin Dutton, psikopatë me shumicë mund të gjeni në këto profesione:
Nëpunësi civil
Shef kuzhine
Oficer policie
Gazetar
Kirurg
Folës në televizon ose radio
CEO