Arbenita Ismaili dhe Fero janë ndër dyshet më të komentuara në shgowbizz-in shqiptar.
Bukuroshja shqiptare ndonësse karrierën e saj duket se e ka ngritur jashtë vendit arrin që të bëjë mjaft bujë dhe në mediat rozë këtu.
Së fundmi modelja ka postuar disa foto e video nga një photoshoot që po realizon.
Ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte një video e Arbenitës përkrah një mikeshe të saj e cila është shtatzënë.
Deri këtu nuk ka asgjë për t'u habitur, por sapo shohim modelen shqiptare e cila gjithashtu ka vendosur dorën tek barku i saj dhe thotë:
"Shtatzëna të lumtura", këtu fillojmë të mendojmë nëse po bën shaka, ose është një dëshirë e saja, që të bëhet me një bebe ashtu si mikesha e saj apo është ky ndonjë mesazh për Feron?