INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është shtatzënë? Rina Balaj rrëfen nëse ajo dhe Sin Boy po presin një fëmijë [FOTO]

Është shtatzënë? Rina Balaj rrëfen nëse ajo dhe Sin Boy po presin një fëmijë [FOTO]

Publikuar më: 19:24 21-03-2020

Dy reperët shumë të komentuar të momentit, Rina Balaj dhe Sin Boy, po shijojnë prej më shumë se një viti lidhjen e tyre të dashurisë.

Madje, ata kanë nisur të bashkëjetojnë dhe kanë treguar se janë tepër të lumtur krah njëri-tjetrit.

Ata janë jo vetëm partnerë në jetë, por edhe partnerë në muzikë.

Rina dhe reperi kanë sjellë bashkëpunime që janë pritur mjaft mirë nga publiku, ndërkohë që po punojnë edhe për projekte të reja.

Mirëpo, duket se fakti që janë çift dhe bashkëjetojnë ka ngritur shpesh aludime tek ndjekësit se Rina mund të jetë në pritje të ëmbël.

Këto aludime reperja i sqaroi njëherë e mirë në InstaStory, ku i është përgjigjur pyetjeve të fasnave të saj.

Mesa duket, pyetja rreth shtatzënisë është më e shpeshta që i bëhet reperes.

“Me ditë ti sa shpesh ma kanë bo këtë pyetje, deri tash 3 fmijë i kisha bo”- shkruan Rina me humor, duke sqaruar se fjalët s’janë të vërteta.

WhatsApp-Image-2020-03-21-at-16.45.34.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779