Tayna është një prej repereve shqiptare më të komentuara të momentit, e cila në një kohë shumë të shkurtër arriti të bëhet pjesë e tregut muzikor shqiptar. Këngët e saj tashmë janë kthyer në hite dhe dëgjohen në çdo club.
Ishte kënga “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom, njëherësh projekti i saj i parë, që e bëri të famshme atë për publikun shqiptar. Më pas vijoi me "Shqipe", “FAKE” edhe tani me këngën e saj më të fundit "Doruntina" e cila ka të njëjtin sukses me projektet e mëparshme.
Mirëpo reperja është akuzuar shpesh se ka kryer operacione plastike dhe së fundmi është pyetur në instastory nëse ka mbushur buzët dhe u përgjigjet troç: ‘S’kam ndërhyrje zemër”.