Kur bëhet fjalë problemet në fytyrë, vajzat gjithmonë ankohen edhe për gjënë më të vogël. Por mesa duket edhe modelet e kanë një problem të tillë. Arbenita Ismajli na tregoi para pak ditësh se po vuan nga aknet.
Përmes një fotoje të postuar në rrjetin e saj instagram, ku numëron ndjekës të shumtë, ajo dukej e shqetësuar mbi pamjen e jashtme. “Zot mi hiq puçrat në fytyrën time që se di pse kanë dalë”,-shkroi ajo bashkëngjitur fotos.
Ndërkohë që edhe tani që po shkruajnë, Arbenitës nuk i kanë ikur puçrrat dhe dëshpërimin e tregoi sërish në instastory me anë të një videoje.