Adelina Tahiri po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, atë të mëmësisë, por edhe martesën me milionerin maqedonas. Ajo ka vetëm pak muaj që ka lindur dhe na duhet të themi se ka rikthyer linjat dhe format perfekte trupore.
Mirëpo gjatë një video live në Instagram, fansat e kanë ngacmuar pak duke i thënë se ka qënë më e bukur kur nuk kishte vendosur të ndryshojë asgjë në fytyrë, ndërsa tani është transformuar. Por, këngëtarja nuk zgjodhi ta anashkalojë këtë koment dhe iu përgjigj duke ritheksuar se në asnjë moment nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë.
E për t’ua vërtetuar këtë, Adelina e afroi edhe më shumë kameran në fytyrë duke tentuar t’i bindte.
“Nuk keni faj që më akuzoni. E gjithë estrada është mbushur me operacione” – u shpreh Adelina Tahiri.