INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është single apo në një lidhje? Tayna rrëfen momentin e sikletshëm: Mu grisën pantallonat në skenë…

Është single apo në një lidhje? Tayna rrëfen momentin e sikletshëm: Mu grisën pantallonat në skenë…

Publikuar më: 16:22 30-04-2022

Reperja e dashur për publikun, Tayna, është rrëfyer së fundmi si asnjëherë më parë në lidhje me jetën e saj personale, ku ka zbuluar edhe situatat e vështira që ka kaluar e momentet më të sikletshme në skenë.

Tayna ishte e ftuar në emisionin “Prive”, ku në rubrikën “50 pyetje”, ajo ka treguar gjëra që nuk i kishte zbuluar më parë publikisht. Këngëtarja e njohur zbuloi disa momente të sikletshme që ka pasur në skenë duke performuar, ku tha se i merr me mjaft spotivitet këto incidente.
 
 
 

“Kam shumë momente, një prej tyre mu grisën pantallonat siç isha u ktheva mbrapsht duke bërë një vallëzim dhe publiku nisën të gjithë duke brohoritur, kur më tha menaxheri “u turpërove.” Nuk ishte shumë rrezik se… nejse. Një moment tjetër u rrëzova në skenë në tokë, ishte dyshemeja e lagur”, tregoi ajo.

Ndërsa në lidhje me jetën private, reperja tregoi se për momentin është beqare, ndërsa sa i përket takimit perfekt me një djalë, ajo tha me shaka se ai duhet të sjellë një aeroplan.

“Të më sjellin një aeroplan privat, bëj shaka. Nuk është se di shumë për date, nuk di çfarë vishet… si shkohet… Nuk di shumë për date”, tha Tayna.

 
Article Logic
Execution time: 0.004119873046875