INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është zënë me Majk? Blerta Veseli zbulon të vërtetën: 'U largua nga unë me një mesazh në orën 6 të mëngjesit ...'

Është zënë me Majk? Blerta Veseli zbulon të vërtetën: 'U largua nga unë me një mesazh në orën 6 të mëngjesit ...'

Publikuar më: 17:29 21-11-2020

Miss Kosova Blerta Veseli ka ‘rrëmbyer’ së fundmi vëmendjen e mediave rozë për lidhjen e saj me reperin Majk dhe fshirjen e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale vetëm 24 orë pasi lajmi kishte bërë xhiron në portale.

Në një intervistë për Glamour Zone në Rtv Or aka rrëfyer si qëndron e vërteta dhe raportet e saj me Majk pasi nuk e ndoqi më në Instagram.

Blerta tregon se ata nuk janë bashkë por kanë mbetur shokë dhe e gjithë historia duket se ka nisur nga një bashkëpunim i saj me reperin.s

Ester Bylyku: Je përfolur për një lidhje me Majk. Si është e vërteta? Jeni apo nuk jeni bashkë?

Blerta Veseli: E vërteta është që ne nuk jemi bashkë. Jemi vetëm shokë. Gjithçka nisi nga një bashkëpunim, i cili u ndërpre për shkak të pandemisë. Por mediat e bënë të madhe. Ne bëmë postime në rrjetet sociale për të treguar se bashkëpunojmë, dhe ata e kthyen në lidhje.

Ester Bylyku: Majk, nuk reagoi mirë pas këtyre lajmeve, mesa kemi parë. Ai të hoqi edhe nga Instagrami. Jeni zënë?

Blerta Veseli: Jo, nuk jemi zënë. Ai më dërgoi një mesazh në orën 6 të mëngjesit, dhe më tha: ‘Po të heq, derisa të qetësohen portalet.’

Article Logic
Execution time: 0.0038948059082031