I kemi parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Facebook, në Instagram, në Twitter apo çdo rrjet tjetër social, megjithatë kishte munguar një dalje publike sëbashku.
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus janë shfaqur për herë të parë si çift që nga koha e ribashkimi të tyre në dhjetor të 2015, në tapetin e kuq të Variety si dhe në drekën e organizuar me temën “Women’s Power”. Eventi kishte si qëllim të vinte theksin në fuqinë femërore, teksa kishte të ftuar edhe disa nga emrat që kanë qenë në kopertinën e Variety, ku veç Cyrus, të pranishme ishin edhe Helen Mirren e Laverne Cox. Sa i përkët çiftit simpatik, duhet thënë se përkëdheljet dhe puthjet nuk kanë munguar në asnjë moment!