INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Eskobari i Ballkanit'' tregon pse u vetëdorëzua, flet avokati i tij: Ja ku fshihej Klement Balili dhe për çfarë akuzohet [FOTO]

''Eskobari i Ballkanit'' tregon pse u vetëdorëzua, flet avokati i tij: Ja ku fshihej Klement Balili dhe për çfarë akuzohet [FOTO]

Publikuar më: 21:59 15-01-2019

Klement Balili, deri në mëngjesin e kësaj të marte ishte një nga shqiptarët më të kërkuar dhe jetonte prej më shumë se 2 vitesh në arrati dhe nga media greke u cilësua “Eskobari i Ballkanit”. Një nga avokatët e Balilit, Baftjar Rusi, është shprehur se klienti i tij para se të vetëdorëzohej ka qenë në shtëpi.

Rusi, i ftuar në emisionin 'Dritare me Rudinën' ka shtuar se Balili zgjodhi të dorëzohej pikërisht tani sepse ka mbaruar afati i hetimit ndaj tij dhe tashmë çështja shkon në gjykatë.

'Para 1 viti kemi qenë tek ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç’rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot.

Balili është dorëzuar sepse para një jave vëllai dhe nipi kanë shkuar tek drejtori i policisë dhe i kanë thënë se do dorëzohet. Ai kishte vendosur të përballej me drejtësinë. Akuza shqiptare nuk ka bërë hetim por ka marrë dosjen greke.

Negociata ka qenë që të mos keqpërdoret informacioni, të mos keqtrajtohet dhe për familjen e tij. Termi “Eskobari i Ballkanit” është i turpshëm, i prodhuar nga qarqe greke. Është goditur jo vetëm me terminologjinë por edhe nga ana politike dhe nga shërbimi diplomatik. Është vetëm episodi i mbi 672 kg kanabis.', u shpreh Baftjar Rusi.

Ndërkohë vet Klement Balili në një intervistë për Artan Hoxhën ka thënë se vendosi të dorëzohej tani sepse akovatët e kishin njoftuar që afati i hetimeve kishte mbaruar dhe çështja nuk i takon më drejtësisë greke por vetëm asaj shqiptare.

Pjesë nga intervista për të cilën Hoxha u shpreh se është bërë natën dhe që ka fjetur te shtëpia e Balilit në Delvinë:

Kur vendosët të largoheshit nga banesa dhe të fshiheshit nga policia?

Nga fillimi dhjetorit u bë një operacion në 2016 në shtëpi. Une kisha lëvizur atë ditë kur mora vesh që ishte bërë kontrolli në shtëpi, u fsheha

Pse e menduat shmangien nga arrestimi?

Nuk kishte prova këtu dhe unë mund të qendroja në burg sa të mbaronte çështja në Greqi

Po mund të qëndronit në burg dhe të përballeshe, nese ju jeni i bindur që nuk ka prova...

Drejtësia nuk kishte dokumentat e duhura që të më çonte në gjykatë

Mbas më shumë se 2 vjet e gjysmë ju dorezoheni pse pikërisht në këtë moment?

Po në këtë moment kam marr njoftim nga avokati që ka ardhur dokumentacioni për t’u gjykuar që çeshtja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment që çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare unë jam i gatshëm ti paraqitem drejtësisë.

VBALIU.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015869140625