Elena Lika është një ndër modelet më të suksesshme në Shqipëri, padyshim pjesëmarrja e saj në Big Brother, para disa vitesh e bërë shumë të famshme modelen.
Tashmë prioriteti i Elenës është modelingu dhe këtë gjë na e ka vërtetuar me setet e reja fotografike. Së fundmi ish banorja e “BBA”, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për karrierën e saj dhe jo vetëm.
E pyetur se çfarë mendon për atë që thuhet shpesh, se modelet e suksesshme bëjnë gjithçka për famën, duke qenë kështu edhe eskorta të pasanikëve, Elena u përgjigj:
"E kam thënë edhe në një moment, intervistë tjetër se ka një ndryshim shumë të madh mes modeleve profesioniste, të Instagramit dhe atyre të vetëshpallura.”
Pra me pak fjale Elena sqaroi se një modele e mirë nuk ka nevojë të bëjë gjëra të tilla për të fituar famë.
Gjithashtu e modelja ka treguar edhe për shumën më të madhe që ka marrë për një set të vetëm fotografik.
“Nëse e menaxhon mirë veten, ose ke një menaxher të mirë si modele, e në qoftë se di ti menaxhosh edhe lekët mirë, mund të jetosh edhe mire. Pagesat mbi 1 mijë euro për një set,”- rrëfen ajo.