INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekskluzive IN TvZv.ministria e Arsimit Malaj, detajon proçesin e maturës shtetërore [VIDEO]

Publikuar më: 15:02 01-02-2017

A do të ketë ndryshime në maturën shtetërore të këtij vit? Kjo është pyetja që mundon jo vetëm maturantët, por edhe familjet e tyre pas problemeve që ndodhën një vit më parë me pranimet në universitete. E në fakt këtë vit nuk do të ketë ndryshime, por vetëm një koordinim më të kujdesshëm mes gjimnazeve dhe universiteteve. 

Në një intervistë ekskluzive për IN News, zëvendësministria e Arsimit, Nora Malaj ka sqaruar me detaje se si do të proçedohet. Këtë vit çdo fakultet sipas Nora Malaj është përgatitur në kohë për të përshtatur programet e studimit me lëndet që bëhen në 3 vitet e shkollës së mesme, pasi kjo ka qënë dhe hallka që solli më shumë probleme tek maturantë e një viti më parë.

Puna thotë Malaj ka nisur që në fillim të janarit dhe ndaj maturantët do kenë kohën të mjaftueshme për tu orientuar se cilat lëndë me zgjedhje duhet të japin provim, bazuar në degën që duan të vazhdojnë. E deri në datë 15 shkurt do të jenë të publikuara nga universitetet të gjitha programet e studimit.
Malaj gjithashtu thekson se është bërë gati për publikim dhe rregullorja e re, që dhe do të qartësojë të gjithë maturantë në lidhje me fazat se si do të realizohen provimet e maturës madje dhe me shembuj konkretë.

Për më shumë detaje ndiqni kronikën e IN News…

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148