INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Etiketohet si “ I falimentuar”, reagon pronari i Milanit, Li Yonghong

Etiketohet si “ I falimentuar”, reagon pronari i Milanit, Li Yonghong

Publikuar më: 18:32 21-02-2018

Biznesmeni kinez Li Yonghong i cili bleu klubin italian për 740 milionë euro në prill të 2017-ës, iu përgjigj sulmeve se ai është detyruar të nxjerrë në ankand pasuritë e tij për të shlyer kreditë e papaguara në dy banka Italiane. Pronari i Milanit Li, ka hedhur poshtë çdo akuzë se ai është i falimentuar në Kinë duke e shpallur lajmin si "lajm i rremë".

E përditshmja italiane Corriere della Sera pretendon se sipërmarrësi 48-vjeçar është tashmë i paaftë të paguaj në kohën të gjitha detyrimet ndaj klubit. "Kam parë se gjatë 48 orëve të fundit, disa media kanë njoftuar në mënyrë të papërgjegjshme lajme të rreme që kanë dëmtuar klubin, kompanitë e mia, familjen time dhe veten time"- tha Li në një deklaratë në faqen e internetit të AC Milan.

"Ne nuk e kuptojmë qëllimin e këtyre akuzave, por ata tani kanë arritur në pikën ku klubi është dëmtuar rëndë po kështu janë të dëmtuara dhe kompanitë e mia bashkë me familjen time. Dua të shfrytëzoj rastin të shpjegoj, duke shpresuar se kjo do të jetë hera e fundit, se situata në lidhje me asetet e mia financiare është e sigurt dhe se klubi dhe kompanitë e mia po punojnë vazhdimisht"- deklaroi pronari i Milanit.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434