INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Etja për dije nuk ka moshë

Etja për dije nuk ka moshë

Publikuar më: 09:22 11-03-2019

Të mësuarit është një proces që nuk ndërpritet. Herë nga ndryshimet që imponon teknologjia dhe herë nga dëshira, shumë të ‘moshuar’ vijojnë të marrin pjesë në arsim. Në Shqipëri, rreth 3.5% e individëve ose rreth 12,800, që i përkasin grupmoshës 55-64 vjeç marrin pjesë në arsimin zyrtar ose jo zyrtar, sipas INSTAT.

Për grupmoshën 45-55, rreth 6.1% morën pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar, ndërsa për grupmoshën 35-44 vjeç rreth 8.6%.
Tendenca tjetër ka të bëjë me grupmoshat më të reja. Ndërsa më parë përfundimi i një fakulteti ishte një cikël i mbyllur shkollor, tani më situata është ndryshe. Të rinjtë bëjnë mbi një fakultet.
Sipas INSTAT përqindjen më të lartë të të mësuarit e ka grupmosha 25-34 vjeç, me rreth 17.3%. E ndarë sipas gjinive, femrat janë më të prirura për të marrë dije se sa meshkujt në Shqipëri. 

Sipas të dhënave të INSTAT në statistikat mbi “të mësuarit gjatë jetës” rreth 8.8% e burrave dhe 9.5% e grave të grupmoshës 24-65 vjeç kishin marrë pjesë në arsimin zyrtar ose jo zyrtar. Duket se me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, të gjithë janë të presipozuar që të jetë të përditësuar me ndryshimet më të fundit në fushat e interesit, pa u penguar nga mosha.

Kjo tendencë bën që në tregun e punës të ketë gjithmonë njerëz të përgatitur e pa boshëllëqe të krijuara nga arismi i kryer në një periudhë përkatëse.

Article Logic
Execution time: 0.0041961669921875